Sport

Enis Bardhi shënon dy supergola nga gjuajtja e lirë ndaj Bilbaos

Levante është duke udhëhequr në udhëtim te Bilbao me rezultat prej 1 me 2, me dy supergola të shënuara nga Enis Bardhi.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me një gol shumë të bukur nga Raul Garcia në minutën e tetë, transmeton Koha.net.

Levante u kundërpërgjigj përmes mesfushorit të talentuar shqiptar, Enis Bardhi që brenda dy minutave dërgoi dy herë topin në rrjetë nga gjuajtjet e lira.

Ai shënoi në minutën e 42 dhe 44.