Wenger pret që Mustafi të mos largohet nga Arsenali

Wenger pret që Mustafi të mos largohet nga Arsenali

23 prill 2018 20:50

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka parashikuar se Shkodran Mustafi do të mbesë pjesë e klubit.

Reprezentuesi gjerman është kritikuar së fundmi pas paraqitjeve të dobëta për “Topçinjtë”. Ai u përfol për largim edhe në afatin e janarit. Megjithatë, Wenger, që do të largohet nga Arsenali gjatë verës, ka thënë se Mustafi nuk do të ikën prej Londrës.

“Ai nuk ishte afër largimit. Është mbrojtës i ri që ka ngritje e ulje. Besoj se ai ka potencial. Është një nga djemtë që është i vendosur dhe ndjek sfidat”, ka deklaruar Wenger për “SkySports”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme