Kloppi – Salahut: Merre çmimin dhe eja në shtëpi, kemi ndeshje të martën

Kloppi – Salahut: Merre çmimin dhe eja në shtëpi, kemi ndeshje të martën

23 prill 2018 19:32

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka uruar lojtarin e skuadrës së tij, Mohamed Salah për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit anglez.

Krahas urimeve të shumta, Klopp e pati edhe një kërkesë interesante për egjiptianin, transmeton KTV.

“Mendoj se ky çmim, për të cilin je votuar nga të gjithë lojtarët tjerë në të gjitha ligat në Angli, është një nder i jashtëzakonshëm për ty dhe për familjen tënde, për të cilin duhet të krenoheni. Kemi pasur një rrugëtim të shkëlqyer deri më tani, por na kanë mbetur edhe disa hapa për t’i bërë. Tani, të lutem, rrëmbeje trofeun dhe eja në shtëpi, luajmë të martën”, ka thënë Klopp.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme