Sport

Chiellini humb derbin ndaj Interit, rrezikon të mos luajë këtë sezon

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka pësuar tërheqje muskulore në derbin e mbrëmshëm ndaj Napolit.

Juventusi mbrëmë pësoi disfatë në minutat e fundit të takimit nga Napoli, por përveç kësaj, “Zonja e Vjetër”, ka humbur edhe mbrojtësin kryesor, Giorgio Chiellini i cili la fushën pas vetëm 12 minutash lojë, transmeton kp.

Dëmtimi që pësoi, Chiellini në duelin ndaj Napolit do ta mbajë futbollistin e përfaqësueses italiane jashtë derbit të Italisë ndaj Interit që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme dhe që mund të rezultojë një sfidë përcaktuese për ekipin që do të fitojë Scudetton këtë stinor.

Mbrojtësi do t’u nënshtrohet kontrolleve të tjera ditët në vijim për të mësuar më shumë për shkallën e dëmtimit, por frika e stafit mjekësor të Juventusit është se ndoshta ky sezon mund të ketë përfunduar përpara kohe për Chellinin.