Sport

Modriq nuk përjashton mundësinë të luajë në MLS

Descriptive Text

Mesfushori kroat, Luka Modriq nuk e përjashton mundësinë për të shijuar edhe kampionatin amerikan, MLS.

I fundit që zgjodhi këtë ligë ishte Zlatan Ibrahimoviq, i cili ka bërë një karrierë të madhe në Evropë.

Por, rrugën e suedezit mund ta ndjekë edhe Luka Modriq i Real Madridit, i cili lë të hapur mundësinë të shkojë në SHBA.

“Nuk i dihet asnjëherë”, ka thënë Modriq, kur është pyetur për MLS, transmeton kp. 

“Kam edhe dy vite kontratë me Realin dhe jam i lumtur këtu. Kam dashur gjithnjë ta përfundoj karrierën në Madrid. Por nëse kjo nuk do të jetë e mundur mund të ndodhë që të shkoj në SHBA”, ka theksuar ai.

Modriq është pjesë e Realit që nga viti 2012 kur u transferua nga Tottenhami.