MKRS mbështet financiarisht gjashtë xhudistë

MKRS mbështet financiarisht gjashtë xhudistë

23 prill 2018 16:19

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar gjashtë memorandume bashkëpunimi me gjashtë sportistë.

Nënshkrimi i këtyre memorandumeve bëhet me qëllim të mbështetjes financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2018.

Me 5 mijë e 400 euro është mbështetur financiarisht xhudistja Distria Krasniqi, ndërsa sportistja Nora Gjakova është mbështetur me 4 mijë e 800 euro. Xhudisti Akil Gjakova, në bazë të memorandumit të nënshkruar mbështetet financiarisht me 4 mijë e 500 euro. Me nga 1 mijë e 200 euro mbështeten xhudistët Laura Fazlia dhe Shpat Zeka, kurse Loriana Kuka me 2 mijë e 400 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme