Kipchoge e Cheruiyot triumfojnë në maratonën e Londrës Foto: Reuters

Kipchoge e Cheruiyot triumfojnë në maratonën e Londrës

23 prill 2018 12:00

Eliud Kipchoge ka fituar maratonën e Londrës për herë të tretë, të dielën, ndërsa Mo Farah ka vendosur rekord të ri britanik duke dalë i treti. Ndërkohë ishte një fitore befasuese për Vivian Cheruiyotin në garën e femrave.

Kipchoge, që kishte hequr dorë nga gara e vitit të kaluar në Londër për të tentuar të vrapojë një maratonë (42 kilometra e 195 metra) nën dy orë në Itali, nuk arriti të thyente të dielën rekordin e botës të Dennis Kimmettos, pasi që temperaturat e larta në kryeqendrën e Anglisë i bënë kushtet e vështira për vrapim.

Favoritja për të fituar garën e femrave Mary Keitany, tentoi të thyente rekordin e Paula Radcliffet për “garën e kombinuar” - të ndihmuar nga udhëheqës të tempit meshkuj - por keniania pati vështirësi nga fundi i garës dhe në fund doli e pesta, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Kjo i lejoi kenianes tjetër Viviane Cheruiyotit të fitojë titullin e saj të parë në Londër, ndërsa kishte fituar maratonën e saj të parë në karrierë në Frankfurt në tetor të vitit të kaluar.

Rekordi i britanikes Radcliffe, i vendosur në vitin 2003, dukej në rrezik në fillim pasi Keitany udhëhoqi me komoditet pjesën më të madhe të garës, por kushtet atmosferike e bënë të veten nga fundi i garës.

Gara e meshkujve po ashtu ishte në një temp impresiv, ku lideri i hershëm Guye Adola regjistroi kohë 4:22 minuta pas 1.6 kilometra dhe Farah qëndroi me grupin lider, deri te momenti i një incidenti bizar kur humbi një shishe të pijes diku rreth 16 kilometra në garë, që e vonoi atë pasi pati edhe një fjalosje me një kujdestar të garës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme