Sport

Wenger falënderues për lëvdatat, por i shqetësuar për mungesën e unitetit

Descriptive Text

Arsene Wenger është tallur të dielën duke thënë se mbulimi aq i gjerë i largimit të tij nga posti i trajnerit të Arsenalit në fund të stinorit, e ka bërë të ndihet sikur ka qenë në funeral të vetin. Mirëpo Wenger po ashtu ka shprehur frikën për mungesën e unitetit në mesin e tifozëve të klubit.

Francezi ka bërë të ditur të premten se do të largohet nga Arsenali në fund të stinorit pas 22 vjetëve në detyrën e trajnerit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Unë jam i prekur nga të gjitha lëvdatat që kam marrë nga i gjithë futbolli anglez dhe jam falënderues që kam pasur këtë përvojë në këtë vend, ku futbolli është i veçantë dhe ku pasioni është i veçantë”, ka thënë Wenger për gazetarët të dielën, pas fitores 4:1 të Arsenalit ndaj West Ham Unitedit. “E di se nuk do ta përjetoj këtë më në jetën time”.

Wenger ka thënë se mbulimi i madh medial për largimin e tij e ka bërë të ndihet si në një përvojë jashtë trupit.

“E kam pasur ndjesinë sikur jam prezent në funeralin tim, pasi njerëzit flisnin se si kam qenë, kështu që nuk kam më nevojë të vdes”, ka thënë Wenger, duke nxitur një të qeshur në sallën e mbushur me gazetarë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)