Arsene Wenger ka informuar Arsenalin se e ka ndërmend të vazhdojë kontratën edhe për dy vjet.
Daily Mail raporton se gjatë një takimi të mbajtur javën e kaluar, francezi u ka thënë drejtuesve të klubit se dëshiron të vazhdojë kontratën.
Pas dyshimeve rreth të ardhmes, Wengeri tani është i vendosur që të qëndrojë dhe të shfrytëzojë pasurinë e klubit për transferime.
Një fitore e mundshme ndaj Manchester Cityt të dielën do ta ndihmojë Wengerin në kauzën e tij.
-
30 mars 2017 12:25
-
Shpërndaje në: