Peja kampion i Kosovës në volejboll

Peja kampion i Kosovës në volejboll

22 prill 2018 19:08

Peja është shpallur kampione e Kosovës në volejboll, pasi në ndeshjen e tretë dhe njëherësh vendimtare për titullin e kampionit, mposhti Prishtinën 3-2, në një ndeshje super dramatike.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të serisë së finaleve, Peja shënoi fitore të ngushtë në rezultat, me sete që patën epilog interesant

Setin e parë e fitoi Prishtina Volley 25 me 23, bën të ditur FVK.

Në setin e dytë ndodhi krejtësisht e kundërta, me Pejën që e kufizoi skuadrën vendase madje në 13 pikë, për 25 me 13, transmeton Koha.net.

Edhe në setin e Peja u tregua më këmbëngulëse duke e fituar prapë me dallim të madh në shifra 25:15.

Prishtina Volley nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej në setin e katërt, të cilin e fitoi 25:23, për ta dërguar ndeshjen ne tie-break.

Seti i fundit, solli triumfin e Pejës, e cila festoi titullin e kampionit të Kosovës, të cilin ia dedikojnë anëtarit të tyre të kryesisë, Visar Alimehaj, i cili pati një betejë të ashpër me sëmundjen e kancerit.

Ju rikujtojmë që ndeshjen e parë të serisë së finaleve e kishte fituar Peja, kur mposhti Prishtina Volley në kryeqytet 3:0, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Pejë, festuan prishtinasit me rezultat 3:1.

KTV-ja sjell raportin nga kjo ndeshje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme