Sport

Barça mendon t’ia “rrëmbejë” edhe Salahun Liverpoolit, zbulohet plani i saj

Barcelona po planifikon që të transferojë edhe një yll nga Liverpooli, e bëhet fjalë për lojtarin më në fomrë të saj, Mohamed Salahun.

Luis Suarez e Philippe Coutinho se fundmi u larguan nga Anfield Road për t’u bashkuar me Barcelonën, transmeton Koha.net.

Sipas raportimeve të Diario Gol klubi katalunas synon që të përfshijë edhe Ousmane Dembelen në ofertën për yllin egjiptian, që po kalon një formë të jashtëzakonshme te Liverpooli në edicionin e tij të parë.

Këto raporte sugjerojnë se një transferim i Salahut në Camp Nou do ta kënaqte edhe Leo Messi që e preferon egjiptianin para yllit të Alteticos, Antoine Griezmann.