Sport

Bayerni mposht Hannoverin

Descriptive Text

Bayern Munich ka arkëtuar tre pikë të reja në Bundesligë, përkundër që është shpallur kampion në xhiron e kaluar.

Në udhëtim bavarezët sot e mposhtën Hannoverin, 0-3, raporton Koha.net.

Muller shënoi golin e parë në minutën e 57 pas asistimit nga Bernati. Kurse golin e dytë e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski në minutën e 73.

Për golin e tretë u përkujdes Rudy duke shënuar në minutën e 89.

Bayerni tani ka 75 pikë, kurse Hannoveri në vendin e 13 ka 36 pikë.