Sport

Nadal në finale të Mastersit të Montekarlos

Rafael Nadal vazhdon të shkruajë historinë në tenis. Spanjolli do të luajë të dielën, në orën 14:30, finalen e turneut Masters të Montekarlos, turne të cilin e ka fituar 10 herë.

Nadal mundi në gjysmëfinale bullgarin Grigor Dimitrov me rezultatin 6-4 dhe 6-1, në 1 orë e 32 minuta lojë, transmeton TCH.

Në finale pret fituesin e çiftit Alexander Zverev-Kei Nishikori.

Të dielën, numri 1 i botës do të kërkojë në fushën “Raineri III” suksesin e 31 në turnetë Masters 1000.