Sport

“Wengeri mund ta menaxhojë PSG-në”

Descriptive Text

Unai Emery beson se Arsene Wenger mund të bëhet trajner i Paris Saint-Germainit në të ardhmen.

Të premten Wenger ka konfirmuar se ky është sezoni i tij i fundit tek Arsenali, duke i dhënë fund karrierën më shumë se 20 vjeçare në krye të “Topçinjve”, transmeton Koha.net.

Goal raporton se trajneri francez nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe synon një rikthim të menjëhershëm, me mundësinë që të marrë ndonjë kombëtare ose të bëhet drejtor sportiv.

“Ai është një referencë për botën e futbollit dhe për ne trajnerët. Ai i ka dhënë inspirim këtij sporti. Çdo vit shumë trajner takohen në Nyon dhe Wenger është referencë për të gjithë ne. Kam admirim të madh për të si person dhe trajner. Ai e ka kualitetin dhe përvojën që të menaxhojë ekipet më të mira në botë, si PSG-ja”, ka thënë Emery.