Sport

Huazimi në Holandë ia hap shumë dyer Avdijajt

Tre gola ka realizuar në nëntë paraqitje në kampionatin holandez sulmuesi kosovar Donis Avdijaj. Dhe ky bilanc po del të jetë më se i mjaftueshëm për të.

Pas një periudhe të vështirë në karrierë, shumë dyer janë hapur për 21-vjeçarin, që vlerësohej talent i madh i Schalkes, shkruan sot Koha Ditore.

Avdijaj ende është lojtar i Schalkes, me të cilën skuadër të madhe gjermane ka kontratë deri në qershor të vitit 2019. Por pasi nuk ia doli të depërtonte në ekipin e parë të Schalkes, ai pati disa periudha huazimi.

Aktualisht po luan te Roda Kerkrade në kampionatin holandez "Eredivisie". Te Roda kaloi në janar dhe ka kontratë huazimi deri në qershor. Ai mund të mbetet edhe më pas në Holandë, por te një skuadër dukshëm më e fortë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).