Messi mund ta humbë Botërorin

Messi mund ta humbë Botërorin

20 prill 2018 23:45

Kur vesh fanellën e Argjentinës Messi duket si një hije vetvetes dhe këtë frikë e kanë të gjithë në Argjentinë, kur duhen më pak se dy muaj nga starti i kampionatit botëror Rusi 2018.

Mediat spanjolle e kanë ngritur alarmin sepse ylli i Barcelonës ka lëshuar sinjalet e para të problemeve. Shqetësimet e para kanë nisur më 14 mars në ndeshjen për 1/8 të finaleve të Champions League kundër Chelsea, kur ‘pleshti’ shfaqi probleme në rrëzë të kofshës. E njëjta gjë u përsërit 4 ditë më vonë në ndeshjen me Atletiko Bilbao. “Që nga ajo kohë ka ngadalësuar hapat dhe duket sikur ka bërë anestezi, pasi nuk ka shkëlqim dhe lëvizje shpërthyese në lojën e tij”, shkruan La Nacion.

Provat pa shkëlqim të Champions League kundër Romës kanë reflektuar edhe më shumë lodhjen e tij. Në fakt në muajin e fundit Messi është parë më shumë në pankinë, madje në ndeshjet miqësore me Italinë e Spanjën ai nuk zbriti në fushë. “Nuk është mirë, është në limite”, shkruan një burim pranë futbollistit, duke rritur edhe më shumë ankthin te tifozët, transmeton TCH.

Problemet që po shfaq Messi, të njëjtat që e kanë penguar të luajë edhe më parë, duhen trajtuar me shumë kujdes, sepse “pleshti” nuk është më dhe aq i ri dhe nga Botërori na ndajnë vetëm 2 muaj. Nënvlerësimi i problemeve të shfaqura mund të shkaktojnë tërheqje të gradës më të rëndë që do të bënin të pamundur aktivizimin e tij në Botëror.

Deri në përfundimin e këtij sezoni duhen edhe 5 ndeshje dhe në harkun e 25 ditëve vendosen 2 trofe, Kupa e Mbretit dhe titulli kampion. Barcelona ka nevojë për të dhe Messi duhet të shtrëngojë dhëmbët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme