Sport

City barazon me Huddersfieldin në FA Cup, ndeshja kthyese vendos çerekfinalistin

Skuadra e Pep Guardiolas nuk ka arritur të mposhtë në udhëtim Huddersfieldin në kuadër të FA Cup.

Asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e golit për 90 minuta lojë, duke lejuar që rezultati përfundimtar të jetë 0-0, raporton Koha.net.

Çerekfinalisti i FA Cup do të mësohet vetëm pas ndeshjes kthyese që do të luhet në “Etihad”.