Fundjava sjell ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Serie A

Fundjava sjell ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Serie A

20 prill 2018 21:23

Juventus dhe Napoli mund të jetë edhe ndeshja më e rëndësishme e këtij edicioni në Serinë A italiane.

Kjo për faktin se Juventus pas gabimit me Crotonen që luajti baras në mesjavë, ka vetëm 4 pikë më shumë se Napoli që fitoi, e deri në fund kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar, transmeton KTV.

Juventusi nuk di për humbje në ligë në 20 ndeshjet e fundit, ndërsa përballja e sezonit vjeshtor me Napolin përfundoi në të mirë të “Bianconerëve” 0:1, me golin e vetëm të Gonzalo Higuain. Nga ana tjetër, edhe Napoli nuk di për humbje në Serie A në 29 ndeshjet e fundit si mysafir.

Te skuadra e Juventusit nuk do të luajë Mattia De Sciglio për shkak të lëndimit në këmbë, kurse në dyshim janë Manxhukiq, Pjaniq e Sturaro. Sarri që e drejton Napolin, do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në ora 20:45. Roma e hap xhiron e 34-t të shtunën në ora 15:00, dhe udhëton te SPAL. Lazio i Thomas Strakoshës që ka po aq pikë sa ka edhe Roma e vendit të tretë, nga 64, luan me Sampdorian dhe kërkon fitoren që të mbes edhe më tutje në zonën Champions. Interi luan të dielën në udhëtim te Chievo në ora 15:00, kurse Milani në ora 20:45 të shtunën, e pret Beneventon e vendit të fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme