Sport

Shqiptarët në krizë para Botërorit

Descriptive Text

Shkodran Mustafi ishte vlerësuar përforcim i madh i Arsenalit kur në verën e vitit 2016 kaloi te klubi londinez. Ai është në fund të edicionit të dytë tek Arsenali, por vlerësimet ndaj tij nuk janë të njëjta.

Në javët e fundit mbrojtësi i qendrës Mustafi (25) kritikohet thuajse vazhdimisht. Për shembull në ndeshjen e fundjavës së kaluar u vlerësua përgjegjës për dy golat që pranoi Arsenali në humbjen 2:1 nga Newcastle, shkruan sot Koha Ditore.

Në Premier League, Arsenali është shumë larg prej objektivave. Edhe më larg vlerësohet se është Mustafi. Ai nuk e ka të ardhmen të sigurt te klubi londinez. Dhe rënia në formë i ka ardhur në një moment shumë të rëndësishëm - para botërorit "Rusia 2018".

Mustafi nuk është i vetmi lojtar shqiptar i përfaqësueseve që do të garojnë në botëror që po ka periudhë të vështirë. Edhe të tjerët, thuajse të gjithë, kanë telashe të natyrave të ndryshme, kur deri në fillim të botërorit kanë mbetur më pak se dy muaj.

Botërori "Rusia 2018" nis më 14 qershor dhe përfundon më 15 korrik. Numri i futbollistëve shqiptarë pritet të jetë i përafërt me botërorin e kaluar, nëse jo më i vogël.

Para katër vjetësh Mustafi ishte te Gjermania, Adnan Januzaj te Belgjika, ndërsa Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi te Zvicra. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).