Kosova e ka pësuar edhe humbjen e tretë në garën e FED Cup, me rezultat 2:1.
Në meçin e parë, Liridona Murati e dorëzoi lojën për shkak të një lëndimi, kundër tenistes Yassemine Boudjadi, ende pa përfunduar seti i parë.
Në meçin e dytë, Arlinda Rushiti dominoi plotësisht kundër Amira Benaissa. Kjo e fundit u tërhoq në setin e dytë, ndërsa rezultati deri në atë moment ishte 6:3 dhe 4:0 në të mirë të tenistes nga Kosova, Rushiti, transmeton KTV.
E për t’u përcaktuar fituesi, u desh të luhej meçi në çifte. Arlinda Rushiti ishte në ekip me Blearta Ukëhaxhajn. Tenistet nga Kosova megjithatë se luftuan shumë, nuk arritën të triumfojnë ndaj vashave algjeriane dhe u mposhtën 2:0 në sete, 6:4 dhe 7:5.
Me një fitore e tri humbje në Grupin e 3 për Evropë dhe Afrikë, Kosova radhitet e katërta në grup.
-
20 prill 2018 01:57
-
Shpërndaje në: