Sport

Hazardi te Reali nëse largohet Bale

Real Madridi nuk heq dorë nga belgu i Chelseat, Eden Hazard, dhe mendon një tjetër tentativë për t’i siguruar shërbimet e tij gjatë verës.

Zidane me çdo kusht e dëshiron 27-vjeçarin në klub, që shihet si zëvendësues i uellsianit Gareth Bale, i cili edhe të mërkurën kundër Bilbaos u la në bankën e rezervistëve nga tekniku francez, transmeton KTV.

Marrëdhëniet e tij me Zidanein u prishën që kur ai u la jashtë formacionit në ndeshjen e parë të 1/16-tës së finales në “Champions” kundër Paris Saint-Germainit.

Sivjet, Hazard në 45 ndeshje sa është paraqitur me “Blutë e Londrës” ka shënuar 16 gola dhe ka 11-të asistime.