Simeones i shtohen shpresat për qëndrimin e Griezmannit

Simeones i shtohen shpresat për qëndrimin e Griezmannit

19 prill 2018 14:11

Diego Simeones i janë shtuar shpresat se sulmuesi Antoine Griezmann do të qëndrojë tek Atletico Madridi edhe për sezonin e ardhshëm.

Mediat spanjolle në muajt e fundit kanë raportuar se Barcelona do të tentojë transferimin e francezit që ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurove.

“Ishte veprim spontan [përqafimi i sulmuesit me trajnerin]”, ka thënë Simeone.

“Erdhi natyrshëm nga ai dhe e vërteta është se të gjithë ia duan të mirën Griezmannit sepse e duam”, ka shtuar ai.

“Këtë sezon nuk ishte i qëndrueshëm, në pjesën e parë nuk ishte në formë deri në dhjetor. Numrat flasin vetë. Ardhja e Costas e la liruar dhe ka përmirësuar edhe ekipin. Ata janë kombinuar mirë dhe kjo i ndihmoi atij”.

“Nëse luftojmë për La Liga deri në fund dhe sigurojmë finalen e Europa Ligës, do të jetë sezon i mirë për ne. Kjo do të llogaritet në vendimin e tij, natyrisht. Duhet t’i japim gjithçka si ekip dhe kur vjen koha e vendimit, besoj se do të qëndrojë me ne”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme