Sport

Gara jo shumë e lavdishme e ekipeve nga qyteti i basketbollit

Peja është qyteti i vetëm pos Prishtinës që aktualisht i ka dy skuadra në elitën e basketbollit kosovar. Dhe derisa Prishtina do të mbetet pa njërën prej tyre, pasi Kerasan Prishtina nuk do të mbijetojë në elitë, dy ekipet pejane po zhvillojnë një garë jo shumë krenare mes tyre.

Borea e Peja po kërkojnë që të shmangin pozitën e shtatë, përkatësisht të parafundit, që dërgon në plejaut. Në plejaut skuadra e parafundit e Superligës luan me nënkampionen e Ligës së Parë për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Nga shumë njerëz në vend Peja vlerësohet si qytet i basketbollit, për shkak të traditës në këtë sport dhe sukseseve të klubeve pejane. Por edicioni 2017\18 ishte shumë i vështirë për klubin Peja, që vlerësohet simbol i qytetit.

Për shkak të borxheve të trashëguara, Peja mezi mbijetoi. Aktualisht është e parafundit me 34 pikë, sa i ka edhe Borea në vendin e gjashtë. Të dy skuadrat kanë bilanc prej shtatë fitoreve e 20 humbjeve. Por Peja vlerësohet në pozitë më të favorshme për të siguruar ekzistencën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).