Sport

Juve barazon, ngushtohet diferenca me Napolin

Juventusi ka barazuar 1 me 1 me Crotonen për t’i mundësuar Napolit që t’i afrohet në tabelë.

Alex Sandro shënoi i pari për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa rezultatin e barazoi Simy.

Në tabelë tani Juve ka 85 pikë në krye, vetëm katër para Napolit teksa kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit në Serie A.