Sport

Mertens: Besojmë në Scudetto

Dries Mertens thotë se Napoli ende beson në titullin e Serie A, dhe janë të fokusuar për sfidën e sotme kundër Udineses.

Ai thotë se do të besojnë në Scudetto derisa të jetë e mundur që matematikisht ta sigurojnë, ose jo atë, transmeton Koha.net.

“Vërtet besojmë në Scudetto dhe do ta bëjmë aq gjatë se është e mundur matematikisht për ne që ta bëjmë atë. Si çdo ndeshje, hyjmë për të fituar, pastaj do të mendojmë për ndeshjen e së dielës dhe Juventusit. Duam të kemi sukses dhe kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë belgu për Mediaset Premium.