Sport

Albian Ajeti zyrtarisht pjesë e St Gallenit deri më 2021

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti, ka nënshkruar kontratë me St.Gallenin në Zvicër duke kryer transferimin nga Augsburgu.

Lajmin e bënë të ditur faqja zyrtare e klubit, me Ajetin që ka nënshkruar kontratë deri më 2021, transmeton KTV.

Lojtari ka kaluar në janar të vitit 2016, nga Baseli në Bundesligë, tek Augsburgu për 1 milion euro, por u huazua te St.Galleni në janar të vitit 2016.

20-vjeçari në këtë sezon po kalon në formë të shkëlqyer pasi në 19-të ndeshje në Superligën e Zvicrës ka gjetur golin 9-të herë.