Vidali mungon kundër Realit

Vidali mungon kundër Realit

17 prill 2018 18:25

Bayern Munichu do të luajë pa Arturo Vidalin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit pasi mesfushori duhet të operohet në gju.

Kiliani u lëndua në stërvitjet e së dielës, të parat që prej lëndimit që e pësoi kundër Sevillas në fillim të muajit.

Vidal ishte konfirmuar si mungesë për gjysmëfinalen e kupës gjermane kundër Bayer Leverkusenit, por ai do të mungojë edhe kundër Realit.

“Ai është nisur për në Augsburg. I duhet një operim në gju. Arturo do të jetë jashtë fushës për një kohë”, ka konfirmuar trajneri Jupp Heynckes.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme