Sport

UEFA i del në mbrojtje referit Oliver

UEFA ka dënuar abuzimet online drejtuar referit Michael Oliver dhe bashkëshortes së tij, pasi referi anglez akordoi një penallti vendimtare në minutat shtesë për Real Madridin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit javën e kaluar, me të cilën skuadra madrilene u kualifikua në gjysmëfinale.

"UEFA dënon fuqishëm abuzimet drejtuar Michael Oliverit dhe bashkëshortes së tij", është thënë në një komunikatë të UEFA-s.

"Ne kemi qenë në kontakt me ta për t'i ofruar përkrahjen dhe ne kemi besim se autoritetet relevante do të marrin masa ndaj këtyre individëve që janë sjellë në mënyrë të papërshtatshme në rrjetet sociale".

Juventusi, që kishte anuluar një epërsi prej 3:0 nga ndeshja e parë, protestoi ashpër pasi Oliver akordoi penallti për një ndërhyrje të mbrojtësit Medhi Benatia ndaj sulmuesit të Realit, Lucas Vazquez... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore.