Sport

Stoke i Shaqirit barazon, zbeh gjasat për mbijetesë

Stoke City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1 me 1 me West Hamin në kuadër të xhiros së 34-të në Premier Ligë.

Skuadra e yllit shqiptar Xherdan Shaqiri udhëhoqi nga minuta e 79-të përmes Peter Crouchit, por një pikë West Hamit ia siguroi Andy Caroll në minutën e fundit.

Me këtë barazim, Stoke City zbeh gjasat për mbijetesë. Teksa kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, Stoke është i 19-i me 28 pikë, aq sa ka një pozitë më lart Southamptoni me 33 ndeshje. Pozita e 17-të që siguron mbijetesën mbahet nga Swansea që ka 33 pikë me po aq ndeshje.