Sport

Operohet Vidal, në dyshim për gjysmëfinalen e parë ndaj Realit

Descriptive Text

Arturo Vidal pritet t’i nënshtrohet një operacioni në gju pas lëndimit që e pësoi në stërvitje.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i Bayern Munich, Jupp Henyckes.

“Arturo u rrëzua pa pasur kontakt me askënd dhe tani ka problem me gjurin.

Tani ai ka nevojë t’i nënshtrohet një procedure të vogël dhe do të mbetet jashtë për momentin. Ajo që dimë është se Arturo është luftarak dhe kam besim në riaftësimin e tij”, u shpreh Henckes.

Vidal mbetet në dyshim nëse do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.