Wengeri i pakënaqur me vendimin e Premierligës që të refuzohet VAR-i

Wengeri i pakënaqur me vendimin e Premierligës që të refuzohet VAR-i

16 prill 2018 22:39

Sistemi VAR nuk do të jetë pjesë e Premierligës, as sezonin e ardhshëm.

20 klube nga Premierliga votuan kundër përdorimit të teknologjisë edhe për edicionin e ardhshëm.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur i pakënaqur me vendimin e klubeve të Premierligës, të cilat kanë refuzuar futjen e VAR-it, nga edicionin i ardhshëm në Premierligë.

“Për fat të keq, Premierliga, ka vendosur sërish të mos pranojë sistemin VAR, edhe këtë edicion dhe personalisht besoj se ky është një vendim shumë i keq”, u shpreh Wenger.

VAR-i do të rishikohet përsëri gjatë sezonit të ardhshëm përpara futjes së mundshme në sezonin 2019/20.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme