VAR-i jep penalti pasi lojtarët largohen nga fusha

VAR-i jep penalti pasi lojtarët largohen nga fusha

16 prill 2018 22:26

Lojtarët e Mainzit dhe Freiburgut janë kthyer prapa nga pushimi për shkak se teknologjia VAR akordoi penalti në ndeshjen e Bundesligës të hënën.

Gjyqtari Guido Winkmann, që edhe vetë ishte duke ecur në drejtim të tunelit, urdhëroi lojtarët të kthehen për t’i mundësuar Pablo De Blasisit të Mainzit që të gjuajë nga penaltia, pasi VAR-i vuri re se një lojtar kundërshtar preku topin me dorë.

Trajneri i Freiburgut, Christian Streich, nisi të lëvizte kokën në formë mosbesimi për atë që po ndodhte.

Sistemi VAR është përdorur këtë sezon në Bundesligë, por asnjë rast nuk ka qenë temë diskutimi deri tash.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme