Salah dëshiron Ligën e Kampionëve më shumë se Këpucën e Artë

Salah dëshiron Ligën e Kampionëve më shumë se Këpucën e Artë

16 prill 2018 22:14

Mohamed Salah është duke kaluar formë fantastike te Liverpooli.

Por, dëshira e egjiptiani është ta fitojë Ligën e Kampionëve, kështu që për këtë trofe do të jepte çdo çmim individual.

“Është ndjenjë fantastike, por në fund, jam i lumtur që po shënoj dhe që golat po e ndihmojnë ekipin. Nëse do të më duhet të zgjedh mes Ligës së Kampionëve dhe Këpucës së Artë, atëherë natyrisht se do të ishte Liga e Kampionëve, pa asnjë dyshim.

Të fitosh Ligën e Kampionëve është diçka shumë e madhe për të gjithë. Nuk më intereson për të tjerat”, deklaroi Salah

Salah ka shënuar 30 gola në Premierligë, deri më tani dhe ka pesë më shumë se sulmuesi i Tottenham, Harry Kane që ka 25 gola.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme