Unitedi ofron Pogban për Balen

Unitedi ofron Pogban për Balen

16 prill 2018 18:38

Manchester Unitedi raportohet se po konsideron të ofrojë Paul Pogban si pjesë e një marrëveshje që do të shihte Gareth Balen e Real Madridit në Old Trafford.

Uellsiani shpeshherë është lënë jashtë ekipit të parë të “Mbretërve” dhe është spekuluar vazhdimisht për të ardhmen e tij.

Unitedi e ka përcjellë qe një kohë të gjatë dhe, sipas “Don Balon”, është i gatshëm të ofrojë Pogban për të transferuar ish-yllin e Tottenhamit.

Reali, gjithsesi, ka shprehur interesim që ta shfrytëzojë Balen për ta transferuar Mohamed Salahun e Liverpoolit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme