Gerrard në listën e trajnerëve të Ipswich Town

Gerrard në listën e trajnerëve të Ipswich Town

16 prill 2018 10:30

Legjenda e Liverpoolit Steven Gerrard, aktualisht 37 vjeç, figuron në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Mick McCarthyt në “Portman Road”.

Pronari i Ipswich Town, po shqyrton disa mundësi për trajnerin e ardhshëm dhe nëpërmjet disa ndërmjetësuesve kërkon të kuptojë dëshirën e Gerrardit.

Ish-kapiteni i Anglisë ka lënë një përshtypje shumë të mirë te Liverpool U-18, etapa e parë e karrierës së tij dhe konsultohet vazhdimisht me Jurgen Klopp. Gjithashtu ai punon si opinionist televiziv.

Gerrard pati edhe një ofertë nga MK Dons, vitin e kaluar, por zgjodhi të vazhdojë punën te klubi që ka fituar Champions League.

Klopp ka thënë se Gerrard është po aq i talentuar dhe i përkushtuar si trajner, si ka qenë futbollist dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të pranojë ofertën për të punuar në Championship.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme