Ibra jep sinjale se do të jetë në Botëror

Ibra jep sinjale se do të jetë në Botëror

16 prill 2018 11:15

Zlatan Ibrahimoviq ka konfirmuar se është i gatshëm të luajë për Suedinë në Kupën e Botës.

Sulmuesi 36-vjeçar i LA Galaxy ishte tërhequr nga Përfaqësuesja e Suedisë pas Evropianit 2016, mirëpo tash duket i gatshëm që të kthehet te Përfaqësuesja për Botërorin 2018 që mbahet këtë verë në Rusi.

“Mundësia që unë të luaj në Kupën e Botës është 'skyhoga'“, ka shkruar Ibrahimoviq në “Twitter”.

“Skyhoga” është fjalë suedeze që përkthehet “e lartë si qielli”, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

Ibrahimoviq është golashënuesi më i mirë në histori të Suedisë me 62 gola në 116 ndeshje, të cilat i ka shënuar nga viti 2001 deri në vitin 2016.

Ai ishte kapiten i Përfaqësueses së Suedisë nga viti 2010 derisa u pensionua dhe goli i tij me gërshërë nga afro 40 metra kundër Anglisë fitoi çmimin e golit më të mirë të vitit nga FIFA në vitin 2013... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme