Sport

Ricciardo befason të gjithë në Shanghai

Descriptive Text

Daniel Ricciardo ka bërë një sërë tejkalimesh mbresëlënëse për të siguruar një fitore befasuese të dielën në garën e Shpërblimit të Madh të Kinës në Formula 1, pasi strategjia e vendosur nga skuderia e tij Red Bull gjatë daljes së veturës së sigurisë në shteg u shpagua.

Australiani, që nisi garën nga pozita e gjashtë startuese ndërsa kishte qenë shumë pranë të humbiste kualifikimet, shfrytëzoi më së miri gomat e reja për të përfunduar 8.8 sekonda para pilotit finlandez të Mercedesit, Valtteri Bottas, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Më duket se nuk i fitoj garat e mërzitshme”, ka thënë Ricciardo në podium duke qeshur, para se të pinte shampanjë nga “këpuca e garës”. “ Të gjitha fitoret e mia kanë qenë argëtuese, por kjo ishte fitore e papritur”.

Finlandezi i Ferrarit, Kimi Raikkonen, zuri vendin e tretë, por dy rivalët kryesorë për titull, Lewis Hamilton i Mercedesit dhe Sebastian Vettel i Ferrarit, kanë pasur një garë për të harruar, pasi kampionët e katërfishtë të botës përfunduan në pozitën katër përkatësisht tetë.

“Isha në tokën e askujt sot. Nuk kisha fare temp”, ka thënë britaniku Hamilton.

Gjermani Vettel, që fitoi dy garat e para të stinorit, ka parë epërsinë e tij ndaj kampionit në fuqi Hamilton të zvogëlohet nga 17 në nëntë pikë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)