Drita thyen rekordin dhe i afrohet titullit

Drita thyen rekordin dhe i afrohet titullit

16 prill 2018 09:58

Me fitoren e pestë rresht, të arritur përballë Vllaznisë së Pozheranit, Drita i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të edicionit 2017/2018.

Drita të dielën në Gjilan mposhti Vllazninë me rezultatin 2:0. Me fitoren e arritur theu edhe rekordin për më së shumti ndeshje pa humbje në Superligë, duke mos pësuar humbje për plot 23 xhiro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rekordin për ndeshje pa humbje të pësuara e mbante Besa, nga viti 2006. Ishte pa humbje në 22 xhiro.

Dueli Drita - Vllaznia i takoi javës së 27-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra gjilanase zë vendin e parë me 53 pikë, tri më shumë se përcjellësja e parë Prishtina, skuadër me të cilën do të përballet në xhiron e fundit të këtij edicioni... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme