Me dy shënimet ndaj Bayernit, Dajaku arrin shifrën e 20 golave në 15 ndeshje

Me dy shënimet ndaj Bayernit, Dajaku arrin shifrën e 20 golave në 15 ndeshje

16 prill 2018 09:38

Të shtunën shënoi një gol për ekipin U-19 të Stuttgarit. Të dielën shënoi dy gola për ekipin U-17 të Stuttgartit. Për 17-vjeçarët i ka plot 20 gola në 15 paraqitje kampionale.

Ky bilanc bën që Leon Dajaku të vlerësohet lart në Gjermani. Ai pret që në verë të bashkohet me ekipin e parë, senior, të klubit të njohur gjerman, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pasi luajti të shtunën për 19-vjeçarët, Dajaku të dielën startoi si zëvendësues për 17-vjeçarët. Kur hyri në lojë skuadra e tij po humbiste 3:1 nga Bayern Muencheni, që është lider.

Bayerni është kampion i Gjermanisë për të rinj (U-17) dhe nuk ka pësuar humbje këtë edicion. Por Dajaku ia doli që për një pjesë të shënojë dy gola ndaj tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme