Schalke fiton duelin për pozitën e dytë

Schalke fiton duelin për pozitën e dytë

15 prill 2018 17:26

Schalke ka mposhtur Dortmundin në duelin për vendin e dytë në tabelën e Bundesligës.

Konoplyanka dhe Naldo realizuan dy golat për fitoren e rëndësishme të Schalkes që tash ka 55 pikë në pozitën e dytë.

Dortmundi bie në pozitën e katërt me 51 pikë, aq sa ka edhe Leverkuseni në pozitën e tretë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme