Drita nuk ndalet, arrin fitoren e pestë rresht

Drita nuk ndalet, arrin fitoren e pestë rresht

15 prill 2018 16:55

Drita ka shënuar fitoren e pestë rresht në Superligë për të mbajtur ritmin drejt titullit kampion.

Klubi gjilanas fitoi 2 me 0 ndaj Vllaznisë së Pozheranit, falë golave të Fidan Gërbeshit dhe Drilon Musajt.

Në këtë xhiro, edhe Trepça ’89 fitoi 3 me 0 ndaj Vëllaznimit.

Në tabelë, pas 27 ndeshjeve, Drita prin me 53 pikë, tri më shumë se Prishtina. Vllaznia mbetet e fundit me 14 pikë dhe është shumë afër rënies në një rang më të ulët garash.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme