Sport

Barça harron eliminimin nga “Championsi”, vazhdon rrugën drejt titullit në ligë

Barcelona ka harruar eliminimin nga Liga e Kampionëve duke vazhduar me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në La Ligë.

Lideri i ligës ka mposhtur Valencian 2 me 1 në kuadër të xhiros së 32-të.

Luis Suarez dhe Samuel Umtiti shënuan për Barçën, teksa Daniel Parejo realizoi për Valencian.

Në tabelë, Barça ka 82 pikë dhe është 14 pikë larg ndjekësit të parë Atletico Madrid.