Sport

Unitedi ofron 400 milionë euro për Neymarin

Descriptive Text

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, është i hapur të kalojë te Manchester Unitedi gjatë verës.

Sipas raportimeve të “Don Balon”, braziliani nuk është i kënaqur me jetën te Parisi dhe po kërkohet nga Real Madridi që shihet si favorit për transferimin e tij.

Gjithsesi, kjo gazetë spanjolle shkruan se Neymari është i hapur për idenë e kalimit në Premier Ligë, me Unitedin që mund të ofrojë deri në 400 milionë euro për ish-lojtarin e Barcelonës.