Plani i Latifit është të mbrojë titullin në Shqipëri

Plani i Latifit është të mbrojë titullin në Shqipëri

14 prill 2018 10:40

Ilir Latifi aktualisht është i katërti në renditjen e UFC-së, në kategorinë gjysmë të rëndë. Kampion në këtë kategori në UFC, serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA), është Daniel Cormier.

I pari në ranglistë është Alexander Gustafsson, ndërsa më pas janë Volkan Oezdemir, Glover Teixeira dhe Ilir Latifi, shkruan Koha Ditore.

Por luftëtari shqiptar, që është i vetmi në serinë Ultimate Fighting Championship (UFC), është i përkushtuar që të bëhet kampion i kësaj kategorie në UFC. Dhe vendosmëria e tij për të fituar titullin ka të bëjë direkt me njoftimin që e dha të enjten, por për të cilin nuk ofroi shumë detaje.

"Në të ardhmen do ta sjelli UFC-në edhe në atdheun tim", ishte fjalia e Latifit e publikuar në profilet e tij nëpër rrjete sociale. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Dardan16/04/2018 13:40

Atdheu i Ilirit nuk eshre Shqiperia, eshte Vitia e Kosoves.

Shto koment

Të ngjashme