Sport

Berisha asiston në supergolin nga Haidara

Salzburgu ka bërë një kthesë të jashtëzakonshme në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Lazios.

Valon Berisha bëri një asistim për epërsinë e parë të Salzburgut, 2-1, përderisa aktualisht ekipi i tij po udhëheq 4-1, rezultat që e çon në gjysmëfinale të këtij turneu, transmeton Koha.net.

Ishte Haidara që shënoi një supergol nga asistimi i Berishës, me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë ai e mposhti Thomas Strakoshën.