Sport

PSG kontakton me Pogban

Paris Saint-Germain raportohet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e Paul Pogbas pasi planifikon të transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit këtë verë.

Kryesia e PSG-së nuk është e kënaqur me eliminimin e klubit nga Liga e Kampionëve dhe po planifikon shpenzime të mëdha këtë verë, sipas “ParisUnited”.

Sipas raportimit, krerët e klubit janë takuar me agjentin Mino Raiola që ditë më parë u raportua se po planifikon largimin e Pogbas nga “Djajtë e Kuq”.