Berisha po kthehet në kohë për titullin e Çekisë

Berisha po kthehet në kohë për titullin e Çekisë

12 prill 2018 09:13

Fundori Dardan Berisha ishte në stol në ndeshjet e së hënës dhe së martës që CEZ Nymburku i fitoi ndaj Kolinit, në çerekfinale të kampionatit të Çekisë në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Në ndeshjen e radhës ndaj Kolinit, që CEZ-i e luan të premten, Berisha pritet të aktivizohet disa minuta. Ai po rikthehet nga lëndimi i këmbës që e mbajti jashtë parketit për më shumë se një muaj e gjysmë. Kapiteni i Kosovës ka luajtur së fundi më 23 shkurt kur udhëhoqi Kosovën në humbjen 90:62 nga Polonia, në eliminatore për botëror.

Ai i mungoi Kosovës në ndeshjen ndaj Lituanisë, të luajtur tri ditë më vonë, ndërsa skuadrës së tij i mungoi në dy ndeshjet vendimtare në Ligën e Kampionëve. Para se të lëndohej, Berisha fitoi Kupën e Çekisë me CEZ Nymburk, skuadër që llogaritet favorite absolute edhe për titullin e Çekisë.

Me Berishën në përbërje, CEZ-i kishte rrugëtim të mirë edhe në Champions, rrugëtim që u ndal në një të tetën e finales nga skuadra greke AEK. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme