Sport

Heynckes: I lumtur që nuk pësuam gol, shanse të mira ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, është i lumtur që skuadra e tij e mbajti portën e pa prekur në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Sevillës.

0-0, ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes së dytë, por fitorja prej 1 me 2 në Spanjë çon tutje kampionin gjerman, transmeton Koha.net.

“Jam shumë i lumtur që nuk pësuam, sepse kjo është ajo që kërkova nga ekipi im. Duhet të mbani portën e paprekur në ndeshje të tilla. Barazimi 0-0 ishte i mjaftueshëm që të shkonim tutje”, ka thënë ai.

Ai më tutje ka shtuar ka gjithmonë befasi në Ligën e Kampionëve, kurse thekson se skuadra e tij është ambicioze dhe ka shanse të mira për ta fituar këtë garë.

“Disa ekipe të mëdha janë eliminuar. Ka gjithmonë befasi në Ligën e Kampionëve, mendoj se kemi shans të mirë. Lojtarët e mi kanë ambicie që ta fitojnë këtë garë. E patë dje se çfarë ndodhi në Manchester e Romë, gjithçka mund të ndodhë. Nuk mund ta nënçmoni asnjë ekip që është kualifikuar në gjysmëfinale. Sigurisht se jemi ambicioz dhe duam të shkojmë në finale”, ka deklaruar trajneri gjerman.