Sport

Deklarata e Buffonit pas eliminimit nga Reali

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, nuk arriti ta përfundojë sfidën e dytë ndaj Realit në Ligën e Kampionëve pasi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave ndaj gjyqtarit kryesor.

Në minutat shtesë gjyqtari e akordoi një penalti në minutat shtesë të takimit për Real Madridin, gjë për të cilën nuk u pajtua aspak Buffoni i cili u ndëshkua me të kuq, transmeton Koha.net.

Reali shkoi tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3, përkundër që humbi sonte në shtëpi 1-3.

“Dhamë gjithçka që kishim për të dhënë. Reali është një ekip i madh dhe shpresoj se do ia dalin ta fitojnë garën, por sonte plotësisht merituam të paktën vazhdimet. Por, jeta vazhdon, jam i lumtur dhe krenar se si luajtëm, bëmë të pamundurën të mundur. Është për keqardhje që përfundon kështu”, është shprehur Buffon.