Sport

Tottenhami e Interi në garë për yllin e Unitedit

Tottenhami dhe Interi raportohet se do të “luftojnë” kokë më kokë për të siguruar shërbimet e yllit të Unitedit, Anthony Martial, raporton Daily Telegraph.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij francezin, dhe dëshiron ta shesë atë para Marcus Rashfordit, transmeton Koha.net.

Këtë situatë të francezin duan të shfrytëzojnë Tottenhami e Interi që janë të gatshëm të bëjnë ofertë për të në afatin kalimtar të verës.